Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

Ditën e sotme duke nisur nga ora 19:00 është planifikuar zhvillimi i protestës së 21-të në radhë.

Gjithçka nisi si një kundërshti ndaj projektit të Zvërnecit, por tashmë ky tubim është kthyer në politik dhe kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Por përveç shfrytëzimit politik të kësaj proteste, ka nga ata që e përdorin edhe për biznes. Flamujt kombëtar kanë qenë dominues gjatë këtyre ditëve në protestë dhe kjo ka nxitur shitësit ambulantë të nisin tregtinë e tyre.

Në pamje shihen shitësit ambulantë, që kanë shpalosur flamujt dhe sende të tjera me motive patriotike dhe i kanë nxjerrë në shitje.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT