Protesta e 31-të/ Pas tensioneve te Parlamenti, qytetarët mblidhen te sheshi ‘Skënderbej’ dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas protestave të shoqëruara me tensione para Kuvendit gjatë paradites, qytetarët filluan të mblidhen në sheshin “Skënderbej” edhe në ditën e 31-të, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata po zhvillojnë ditën e 31-të të revoltës së tyre.
Protestuesit shprehen se nuk janë kundër opozitës, por kundër të korruptuarve, duke kërkuar dorëheqjen e Sali Berishës dhe që drejtimi i partive t’u lihet të rinjve.