Futbollisti shqiptar i vë vulën vetes “tradhëtar”: Ndihem grek, nder të luaj për këtë shtet

Futbollisti shqiptar i ekipit Shpresa, Enea Mihajn, sapo i ka vendosur vulën vetes “tradhëtar”. Ashtu si Sotir Nini disa vite më parë, mbrojtësi i Panetolikosit ka dhënë një deklaratë që nuk ka nevojë për të komentuar.
Ai ka deklaruar se ndihet grek dhe që pret me padurim ftesën e kombëtares helene.
Në një intervistë, gazetarja greke e pyet në lidhje me përzgjedhjen e Kombëtares duke qenë se ai ka debutuar edhe me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa përgjigjja e pogradecarit 19 vjeçar ishte e qartë dhe e prerë.
“U rrita në Greqi, kam studiuar këtu dhe ndihem grek. Do të ishte nder për mua të luajë me Kombëtaren e Greqisë”.
Një deklaratë që padyshim ka tërbuar gjithëtifozët shqiptarë. Tashmë ky futbollist i ka mbyllur njëherë e mirë hesapet me ekipin kuqezi./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT