Çfarë e lidh PD e Berishës me filozofinë e Charlie Kirk?

Nga Toni Drishti

Partia Demokratike dhe njerëzit që e përfaqësojnë atë çdo zhvillim ndërkombëtarë kërkojnë ta materializojnë politikisht në realitetin e brendshëm politik. Nuk është hera e parë, sepse e bëjnë atë sa herë iu jepet mundësia. Nëse në SHBA ka një përplasje mes Trump dhe Sorosit, këta këtu te ne e interpretojnë sikur Trump sapo të mbarojë punë me Sorosin plak dhe birin e ri, do vijojë me Ramën dhe të zgjedhurit e tij. Dhe pasi të mbarojë me Ramën, do sjell këta të PD-së në pushtet. Paradoksale, por ky është perceptimi që kërkon PD të krijojë.

Nuk mund të interpretohet ndryshe edhe vrasja e aktivistit Charlie Kirk në SHBA dhe përpjekja e disa eksponentëve të PD-së për ta kapitalizuar kauzën e tij si diçka që i përket edhe opozitës shqiptare.

Në fakt, nuk kanë asgjë të përbahskët dhe PD e Berishës është shumë larg asaj që Kirk përfaqësonte dhe mbronte.

Charlie Kirk ndërtoi një profil të qartë konservator, ku përmes organizatës së tij ai promovoi parime të qarta, si liria individuale, qeveria e vogël, mbrojtja e jetës dhe familjes tradicionale, rol të fortë të fesë në shoqëri, si dhe një sfidë të hapur ndaj kulturës liberale “woke” në universitete e institucione. Kirk u bë përfaqësues i një brezi të ri të së djathtës amerikane që kishte një bosht ideologjik dhe një vizion të artikuluar qartë.

Në Shqipëri, kjo qartësi ideologjike dhe vision ideologjik mungon krejtësisht. Sali Berisha, Flamur Noka, Klevis Balliu, Fatmir Mediu dhe Genc Pollo, të cilët kanë reaguar dhe kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë që u zhvillua një ditë më parë në Tiranë, nuk kanë asgjë të përbashkët as me parimet konservatore, as ato ideologjike, duke qenë politikanë jo të një tradite të qartë, por politikanë që e kanë ngritur karrierën dhe historikun e tyre nëpërmjet akrobacive dhe pazareve të çastit dhe momentin.

Berisha, edhe pse shpesh përpiqet të shitet si themelues i së djathtës shqiptare, ka ndërtuar një system mbi korrupsionin, klientelizmin dhe autoritarizmiin, jo mbi vlerat konservatore.

Për të mo sfolur pastaj për emrat e tjerë që nuk përçojnë asgjë konservatore apo ideologjike, por vetëm përulje dhe një karrierë politike të ngritur mbi zvarritjen pas më të fortit.

Në këtë kuptim, e gjithë përpjekja e PD-së është një manipulim I opinionit publik pa kurrfarë lidhjeje me filozofinë dhe ideologjinë e Charlie Kirk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT