Bashkia e Tiranës merr një vendim për taksat e lokaleve të mbyllura të kryeqytetit

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se nga kjo situatë është e rëndësishme të rikuperohen humbjet. Gjithashtu ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të jetë në ndihmë të të moshuarve të cilët janë të vetmuar.

“I dimë të gjithë ata që janë vërtet të moshuar të vetmuar. Bashkia do të kujdeset për ata të moshuar të vetmuar. Ne i monitorojmë dhe nga gjendja civile e dimë tashmë se kush duhet ndihmuar. Të telefonojnë njësinë administrative ku banojnë, por thirrja për të gjithë shqiptarët është ti gjenden pranë prindërve, familjarëve të afërmve”, u shpreh Veliaj për “Abc duke shtuar “Për ata që janë pensionistë të vetmuar dreka shkon e gatshme, ndërsa për familjet që janë në çadra apo janë në gjendje të gatuajnë në shtëpi marin një paketë mujore.”

Më tej Veliaj theksoi është bërë një skedulë e pagesës, është një vendimmarrje administrative e tatim taksave të Bashkisë së Tiranës dhe kemi vendosur ta shtyjmë afatin në qershor.

“Nëse mes marsit dhe muajit prill për lokalet në Tiranë që nuk kanë punuar, 1/12 e taksës reduktohet. Jemi për të ndihmuar ata që realisht po preken nga ky pezullim. Për kompani apo biznese që po vazhdojnë të punojnë nuk janë pjesë e këtij shembulli”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT