Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

Një objekt është përfshirë nga flakët në bulevardin kryesor në Durrës.

Një banor i zonës ka thënë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

“Është objekti më i vjetër në Durrës. Ka qenë i banuar, por e lanë të rrënohej që ta përvetësonin. Ky është truall i fisit Goga, unë jam trashëgimtari. Është hera e dytë që i vënë zjarrin. Jam në proces gjyqësor. Kërkon ta përvetësojë kisha truallin”, tha banori.

Ndërkohë, një person është shoqëruar nga policia për të dhënë deklaratë.

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës,Flakët përfshijnë një objekt në Durrës,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT