Halle të reja, tani është Kroacia që na kujton integrimin: Keni ndotur detin
Rruga drejt Bashkimit Europian është e vështirë, sidomos kur ke 28 vende, që mund të vendosin veton e tyre.
Shqipëria duhet të zgjidhë hallet me Greqinë, por duket se një hall tjetër i vjen nga rajoni.
Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Lejcinovic Buriç ishte për vizitë në Tiranë, ku e ka vënë gishtin tek një plagë e tyre.
Prej kohësh, mbeturinat nga Shqipëria po ‘udhëtojnë’ përmes detit dhe po stacionohen në zonat më të bukura të Kroacisë.
Duke folur në një konferencë me ministrin e Jashtëm shqiptar, kryediplomatja kroate tha se aspekti ekologjik është shumë i rëndësishëm për udhëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ajo tha se është e rëndësishme që Shqipëria të adresojë këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ne kemi një det që ka nevojë për ne,” nënvizoi ajo.
Sipas saj, deti Adriatik ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!