Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League, synimi është kampione bote në Tokyo

Atletja shqiptare e hedhjes së shtizës, Elina Xhengo, ka arritur një sukses historik duke fituar medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League, që u zhvillua në Zyrih.
Kampionia evropiane e vitit 2022 realizoi një hedhje prej 64.57 metrash, rezultat që i mjaftoi për të siguruar vendin e parë dhe për të dhuruar një paraqitje mbresëlënëse para Kampionatit Botëror të Atletikës që do të mbahet në Tokyo.
Përfaqësuesja e trajnerit Giorgos Botskariov tregoi formë të shkëlqyer dhe u shfaq e gatshme për të hedhur hapin e madh në karrierën e saj, duke sfiduar konkurrencën më të fortë në arenën botërore.