‘Për dhimbjen që të shkakton maska’, Tritan Kalo emocionohet me çantat e mbushura plot kartolina nga gjimnazistët

Një grup nxënësish nga gjimnazi “Muharrem Çollaku” i Pogradecit kanë bërë një gjest vërtet sublim.

Ata kanë shkruar dhe pikturuar shumë kartolina dhe kanë mbushur një çantë plot e përplot, të cilën e kanë dërguar tek Spitali Infektiv.

Nxënësit kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj stafit mjekësor, të cilët po luftojnë në këtë peridhë të vështirë me Covid-19.

Ka qenë mjeku i njohur Tritan Kalo, që i ka publikuar kartolinat dhe ka shprehur falenderimet për emocionet e marra.

‘MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra, POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuku ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!!’, shkruan Kalo.

91914782_3185182258173185_1376047508060372992_n.jpg

91386936_3185182864839791_2974790650966310912_n.jpg

91265429_3185183631506381_5463911240529084416_n.jpg

91574835_3185184798172931_4150526515043368960_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT