Emigrantja shqiptare gjen 5500 euro dhe i dorëzon në polici
| Gjen 5500 euro |
Ndershmëria e zemërgjerësia e emigrantëve shqiptarë është e madhe.
Një emigrante shqiptare, e cila mëngjesin e ditës së hënë në afërsi të Bankës Bujqësore në Preveza, gjeti në rrugë disa dosje, dokumente personale të personit që i kishin rënë, libreza banke, gjithashtu dhe një shumë parash prej 5.500 eurosh.
Pa hezitim emigrantja shqiptare ka njoftuar policinë dhe i ka dorëzuar të gjitha dokumentet dhe shumën e parave të gjetura.
Policia identifikoi pronarin e dosjeve dhe i dëshmoi atij se falë emigrantes shqiptare nuk i kishte humbur asgjë nga dokumentet e tij.
Personi që humbi zarfin theksoi se, ai kishte bërë tërheqje nga një bankë dhe duke u kthyer në shtëpi dosja e tij kishte rënë në rrugë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.