“Berisha do ringjallet si Krishti – Po si mund të ringjallet Juda, me gjithë ato të këqija që ka bërë?”

Evi Kokalari ka ironizuar intervistën e një ditë më parë të Fatmir Mediut, i cili thoshte se ata do të ringjallen si Krishti, ndërsa pyetej për fatin e Sali Berishës në krye të PD-së.
“Në cilin nga 27 librat e Dhiatës së Re, e lexoi Fatmir Mediu, që Krishti:
– Futi Judenë dhe Galilenë në Konferencën Islamike.
– Grabiti tokat dhe refuzoi t’ju kthej pronën atyre që e kishin të tyren me tapi.
– Ndërtoi skema piramidale për t’ju marrë dhe ato pak lekë sa ju kishin mbetur njerëzve.
– Përzeu apostujtë që ishin me të që nga fillimi, duke i sulmuar publikisht sikur të ishin Juda.
– Mundësoi vjedhje, manipulime dhe korrupsion për të pasuruar Shën Jozefin dhe Shën Mërinë.
– Dha urdhër të qëlloheshin ata që e protestuan për këto vepra.
– Shkaktoi vdekjen e 26 personave në një shpërthim, që i ngjante Çernobilit.
Dhe pastaj … pastaj u ringjall?”, shkruan Kokalari.