Berisha sqaron padinë për marrëveshjen me SHBA-në: Nuk kundërshtojmë marrëveshjen, por procedurën antikushtetuese të votimit!

Kreu i PD-së Sali Berisha nga selia blu iu përgjigj ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, duke thënë se PD nuk e ka çuar në kushtetuese marrëveshjen në vetvete, por për procedurën e përshpejtuar parlamentare përmes së cilës u votua ajo, me deputetë që nuk mundën ta lexojnë përmbajtjen e saj.
“Absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë. Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s.
Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. I pafytyrë, i pamoral, primitiv dhe delinkuent siç është, ndonëse kryetari i Parlamentit ra dakord me propozimin tonë për respektimin e Kushtetutës, pra për votimin në afatin kushtetues që ishte dita e premte, ai urdhëroi, ai urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues. Duke besuar se në këtë mënyrë do fitojë pikë dhe më shumë, do blejë influencë politike për veten e tij dhe për të sulmuar opozitën.Kreu i PD-së Sali Berisha nga selia blu iu përgjigj ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, duke thënë se PD nuk e ka çuar në kushtetuese marrëveshjen në vetvete, por për procedurën e përshpejtuar parlamentare përmes së cilës u votua ajo, me deputetë që nuk mundën ta lexojnë përmbajtjen e saj.
“Absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë. Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s.
Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. I pafytyrë, i pamoral, primitiv dhe delinkuent siç është, ndonëse kryetari i Parlamentit ra dakord me propozimin tonë për respektimin e Kushtetutës, pra për votimin në afatin kushtetues që ishte dita e premte, ai urdhëroi, ai urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues. Duke besuar se në këtë mënyrë do fitojë pikë dhe më shumë, do blejë influencë politike për veten e tij dhe për të sulmuar opozitën.
Opozita, edhe njëherë, në çdo kohë e mbështet marrëveshjen, mbështet synimin e marrëveshjes, termat e saj. Por opozita nuk mund të pranojë që kjo të ndodhë duke shkelur ajo mbi të drejtat kushtetuese të veta. Kjo e bën bashkëfajtore opozitën në dhunimin e Kushtetutës. Dhunim i evidentuar. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ka një përcaktim kushtetues.
Nuk është hedhur marrëveshja në gjykatë, absolutisht. Është hedhur procedura jokushtetuese e përdorur për miratimin e saj. Po marrëveshjen, në termat kushtetues ne e votojmë në çdo kohë”, tha Berisha.