Koçeku u ankua për Bajrajt, reagon ministri i Drejtësisë: Institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e bëra nga Marjana Koçeku, e cila pas largimit nga PS, ka marrë kërcënime, sipas saj nga grupi i Bajrajve në Shkodër.

Gogu u shpreh se nëse kjo është e vërtetë, institucionet e drejtësisë duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën.

“Kur një qytetar, aq më tepër një deputet dhe një i zgjedhur sinjalizon për kërcënim, ky nuk është lajm politik, por i takon shtetit të së drejtës. Jam i bindur që të gjitha institucionet të ngarkuara me ligj, me pushtet për të luftuar krimin e organizuar nëse është një rast i tillë duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën. Asnjë qytetar nuk mund të jetojë nën fuqinë e kërcënimit. Por është një punë nga organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si policia, SPAK”, tha ai.

Ndërsa i pyetur a shprehni solidaritet ndaj asaj që ajo ka deklaruar, ministri tha: “Shpreh solidaritet ndaj cdo shqiptari, dhe jo më ndaj një kolegu. Kur një koleg deputet shpreh të tilla shqetësime, do të thotë që është cënuar parlamenti. Por po e them, meriton vëmendjen shtetërore për tu hetuar si një rast”.

Ai deklaroi se “mezi pret që të komunikojë me deputeten”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT