Shefja e Epidemiologjisë zbulon se sa do të zgjasë vetëizolimi i popullsisë

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini mendon virusi COVID-19 është i panjohur ende dhe mund të kthehet sërish në vjeshtë me infeksionet e tjera virale.

“Është një virus i panjohur për mbarë botën. OSHB-ja bëri një deklaratë që të mos e neglizhojmë virusin asnjëherë. Ky virus mund të kthehet sërish në vjeshtë më infeksionet virale. Mund të kthehet në mbarë botën jo vetëm në vendin tonë”- tha Tomini.

Deri kur pritet të qëndrojmë në karantinë?- e pyeti Eni Vasili.

“Sipas disa llogaritjeve, piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk duhet të dalim nga karantina. Por theksoj se kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet”- tha Tomini në “Open”.

“Sipas disa llogaritjeve, piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk duhet të dalim nga karantina. Por theksoj se kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet”- tha Tomini.

Ajo foli edhe për numrin e mjekëve të infektuar. “Deri tani janë 12 persona të infektuar. Staf mjekësor i përbërë nga mjekë dhe infermierë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT