Shkon në 259 numri i të infektuarve në Shqipëri, 16 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 16 raste të reja më koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri total i të prekurve, që nga nisja e epidemisë, është 259 persona të prekur.

Në krahasim me ditët e tjera, dje dhe sot është shënuar një rritje e numrit të të prekurve.

Rritja e shifrave të të prekurve do të thotë se Shqipëria ka hyrë në muajin e rritjes së kurbës së të prekurve.

Në total janë kryer 1823 testime.

Një e dhënë pozitive është që numri i personave të shëruar është rritur, por shqetësuese është që 7 pacientë janë në trajtim intensiv.

Silva Bino, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik deklaroi se “deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.  Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67”, tha Silvia Bino.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                        140 raste

– Durrës                       29 raste

– Lushnje                     4 raste

– Elbasan                      5 raste

– Fier                            23 raste

– Kavajë                       5 raste

– Rrogozhinë               2 raste

– Korçë                         16 raste

– Vlorë                         5 raste

– Shkodër                     8 raste

– Lezhë                        5 raste

– Berat                         1 rast

– Has                            2 raste

– Krujë                         5 raste

–Tropojë                      4 raste

– Pukë                          3 raste

– Mirditë                       2 raste

Back to top button
LAJMET E FUNDIT