Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron 3 ditët kritike të javës, ja shenjat e horoskopit që duhet të kenë kujdes!

Astrologia Chrysanthi Kalogeri bëri edhe këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie” parashikimin e saj për frymën e përgjithshme të së gjithë javës së ardhshme, si dhe parashikimin specifik për çdo shenjë këtë të premte, më 12 qershor.

Sipas saj, ditën e nesërme, më 13 qershor, Afërdita kalon në shenjën e Luanit dhe do të na japë ndjesinë për të jetuar, për t’u dashuruar, për të krijuar, për të dhuruar, si një ndjesi ku duam ta shijojmë jetën në maksimum.

“Në datën 15 qershor kemi Hënën e Re në shenjën e Binjakëve, që në vija të përgjithshme do të jetë pozitive, ku shumë shenja do të kenë mundësi të bëjnë fillime të reja, të çliruara nga vështirësitë, dhe Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit, të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, janë më të ndikuar. Në datë 16, 17 dhe 18 qershor, sfera financiare dhe jeta emocionale do të jenë në qendër të vëmendjes.”

Sipas Kalogerit, ekzistojnë shanse të përfitohet në çështje financiare, por janë edhe ditë të rrezikshme për të pësuar humbje.

“Kini kujdes me iniciativat që do të merrni; nëse s’jeni të sigurt, mos rrezikoni shuma të mëdha parash!”

Dashi: Një periudhë pozitive për ju, pasi ju krijohen shanse shumë të mira si në lidhje me financat, ashtu edhe me krijimtarinë, me fëmijët tuaj dhe me jetën tuaj emocionale e erotike. Në mënyrën si do t’i trajtoni gjërat duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sidomos nga mesi i javës. Do të keni takime të cilat do të favorizojnë punën tuaj dhe jetën tuaj emocionale. Veproni të ndërgjegjësuar, të ngrini barrën e përgjegjësisë në sferën profesionale dhe atë të familjes. Armiku është vetja juaj!

Demi: Përqendrohuni tek financat, sepse mund të ndodhë një fillim i ri, i cili ka të bëjë me ndryshime dhe veprime që ju keni ndërmarrë në periudhën e mëparshme. Prandaj jini sa më të organizuar dhe të përmbajtur në sferën financiare. Do të keni mundësi të qëndroni sa më afër njerëzve tuaj të familjes dhe të përfitoni nga ata, të merrni një dhuratë apo një mbështetje financiare. Do të bëni edhe biseda me eprorët tuaj për hapat tuaj të mëtejshëm, biseda ku duhet të jeni sa më të kujdesshëm dhe të ndërgjegjësuar.

Binjakët: Periudhë e rëndësishme, pasi mund të bëni fillime të reja. Të kujdesshëm duhet të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës, sepse Hëna e Re mund të bëhet shkak për ndryshime thelbësore në akset kryesore të jetës suaj. Do të dilni të fituar në çështje financiare gjatë kësaj periudhe dhe do të keni suportin e miqve dhe njerëzve për t’ju dhënë një këshillë të mençur dhe të duhur. Do të keni shanse për të udhëtuar, për takime interesante në aspektin emocional dhe për të ndryshuar disa plane për të ardhmen.

Gaforrja: Vazhdoni të jeni të fokusuar në sferën profesionale dhe në jetën sociale. Bëni plane për periudhën në vazhdim, duke bërë një bilanc se çfarë keni arritur deri tani, ku gjendeni dhe se çfarë mund të bëni këtej e tutje. Do të zhvilloni biseda në sferën profesionale dhe në jetën sociale në lidhje me zhvillimin dhe përparimin tuaj. Jini të kujdesshëm me financat dhe sigurinë tuaj të brendshme, sepse mund të humbisni kontrollin. Kërkojini me takt gjërat që të mos humbisni një mbështetje të rëndësishme për ju.

Luani: Shënohet për ju fillimi i një periudhe shumë pozitive, ku do të keni shanse të arrini me lehtësi gjërat që dëshironi, por njëkohësisht të rinovoni edhe veten tuaj dhe paraqitjen tuaj të jashtme, duke bërë gjëra më të guximshme. Shijoni në përgjithësi jetën dhe përditshmërinë tuaj. Do të përjetoni një fillim të ri edhe me mbështetjen e rrjetit tuaj social, të miqve, dhe jeni në fazën ku mund të takoni njerëz të rinj, sepse disa prej tyre do të përbëjnë mbështetje. Kini kujdes me fjalët dhe mos i çoni gjërat në limit.

Virgjëresha: Jeni më të ndikuarit e kësaj jave, ku të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës do të kenë shanse shumë të mira në fillimet e reja, në lidhje me punën tuaj, me karrierën tuaj, por edhe në përgjithësi me jetën tuaj. Kini kujdes në marrëdhëniet tuaja personale ose profesionale, por edhe në çështjet familjare. Mos merrni vendime me Mërkurin në prapavijë. Kujdes në përditshmërinë tuaj në lidhje sidomos me disa biseda që do t’i bëni në fshehtësi dhe intimitet. Mirë është të mos i ekspozoni.

Peshorja: Një periudhë shumë pozitive për ju. Në fazë ndryshimesh jeni edhe ju, të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe të tretë të shenjës. Ju, të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, do të bëni fillime të reja lidhur me planet për të ardhmen. Disa nga ju mund të bëjnë një udhëtim ose të vendosin për një udhëtim. Ndërkohë që ju, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, do të jeni shumë të ndikuar në jetën tuaj emocionale dhe në lidhje me financat. Merrni vendime të qarta në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Vlerësoni drejt situatat!

Akrepi: Java është shumë interesante edhe për ju dhe vendoset theksi në sferën financiare në lidhje me të tjerët, në detyrime dhe në ortakëri. Në fillimet e reja në sferën e financave duhet të jeni pak parashikues. Fokusohuni në jetën tuaj sociale dhe në karrierën tuaj, sepse do të keni arritje. Duhet t’i trajtoni me qetësi gjërat këtë javë, sepse nuk duhet të humbisni kontrollin dhe nuk duhet të ushtroni kontroll mbi të tjerët.

Shigjetari: Periudhë shumë e rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Fillime të reja do të bëni ju, të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Përmes një udhëtimi do të keni shanse shumë të mira si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Bricjapi: Fokusohuni në përditshmërinë dhe punën tuaj, sidomos ju që keni një biznes. Do të bëni fillime të reja si pasojë e disa ndryshimeve që kanë ndodhur në periudhën e kaluar. Shanse shumë të mira do të keni në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Jini shumë të kujdesshëm në sferën financiare që ka të bëjë me iniciativat që do të merrni në lidhje me një bashkëpunim.

Ujori: Gjërat janë në antitezë, veçanërisht për ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ku keni dalë nga ndryshimet dhe do të bëni një fillim të ri në përgjithësi në jetën tuaj. Ju, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës dhe sidomos në 5 ditët e para të shenjës, duhet të jeni të kujdesshëm. Disa nga ju do të kenë ndryshime totale dhe thelbësore.

Peshqit: Jeni nga më të ndikuarit e Hënës së Re dhe do të keni ndryshime në shtëpinë tuaj, mund të bëni një transferim, mund të bëni një fillim të ri në këtë fushë të jetës suaj. Jini të kujdesshëm në anën emocionale, ku do të keni shanse shumë të mira, por të kujdesshëm edhe në sferën financiare, sepse duhet të vlerësoni mirë situatat.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT