Ekstremistët e “Agimit të Artë” bllokojnë shkollën ku mësohet shqip

Një ngjarje fyese për komunitetin shqiptar në Greqi ndodhi sot në ishullin e Kretës.Aty ku ekstremistë të “Agimit të Artë” kanë bllokuar një prej godinave ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve. Në hyrje të godinës ata vendosën flamuj grek.Shkolla për shqiptarët u hap në Paleochora, me praninë e një zyrtari të ambasadës shqiptare në Athinë.Sipas mediave greke situata është tensionuar pasi në rrjet nisi të qarkullonte një foto e një nxënësi me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi: ‘Autochthonous’./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT