KM zbulon detaje: Ku do të ndërtohen 500 apartamentet e Erdoganit

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar,
Rama bëri me dije disa opsione ku mund të ndërtohen lagjet e reja, si në Kombinat, 5 Maji, apo dhe në ish-Uzinën e Auto-traktorëve.
“Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi. Ia kemi kërkuar që të nisë puna e kompanisë turke, ku Presidenti turk ka dhënë pëlqimin për të ndërtuar 500 apartamente. Do vijojmë ndërhyrjen dhe në Durrës, në vijën bregdetare.
Tirana në zonën e ‘5 Majit’ duhet rishikuar në funksion të situatës, një plan i kahershëm që kemi pasur. Pallatet e vjetra në Kombinat duhet të hidhen në tokë dhe ato pallatet sovjetike.
Aty kemi një pol të ri për të ndërtuar, tek ‘5 Maji’, apo dhe te ish-Uzina e Auto-traktorëve. 4949 banesa janë dëmtuar në Durrës në total, 6121 në Tiranë.
1171 në Durrës të pabanuara dhe 660 në Tiranë, këtu kemi mbyllur pjesën e bonusit.
Në Durrës duhet të mendojmë mirë pasi nuk ka apartamente, janë të shitura. Duhet të mendojmë që t’i spostojmë nga hotelet në janar në shtëpi me qira”, tha Rama.