Trump telefonatë më homologun e tij në Rusi, Putin propozon disa zgjidhje për luftën me Iranin

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan një telefonatë mbrëmjen e sotme, e cila zgjati rreth një orë, ku diskutuan për gjendjen në Iran dhe Ukrainë.
Sipas Kremlinit, biseda ishte konstruktive, e sinqertë dhe profesionale, ku presidenti rus prezantoi disa propozime për zgjidhjen e shpejtë të konfliktit me Iranin.
Ndërsa për situatën në Ukrainë, Putin njoftoi se Rusia po shënon përparime të shpejta dhe se kjo do ta shtyjë Kievin të pranojë negociatat.
Ky është kontakti i parë midis presidentit amerikan dhe homologut të tij rus pas dy muajsh dhe i pari që nga shpërthimi i luftës me Iranin.