I jep fund trafikut të tmerrshëm/ Balluku ka një lajm të mirë: Bypassi i Elbasanit do të hapet…

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit, që pritet të çlirojë flukset e qarkullimit dhe potencialin turistik të disa zonave, do të jetë i aksesueshëm për qytetarët nga e premtja e 5 shtatorit 2025.

Lajmin për përfundimin e punimeve dhe nisjen normal të qarkullimit në këtë aks e ka dhënë Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.

Një ndër kantieret e reja që do të hapet në vend sipas Ballukut është ai për Bypass-in e Elbasanit, që do të çlirojë nga trafiku nyjen e Bradasheshit, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Gjithashtu një Bypass 3 kilometërsh nga Bradasheshi në Lekaj do të lehtësojë trafikun në aksin Tiranë–Elbasan vitin e ardhshëm. Për rrugën Milot–Balldren, më 3 tetor do të shpallet fituesi i kontratës koncesionare”, u shpreh Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT