Të shpejtë dhe me kosto të ulët! A duhet qeveria të blejë Rapid Test për të testuar më shumë njerëz?

Teste, teste, teste! Ky është rekomandimi i OBSH për të gjitha shtetet që po përballen me koronavirusin.

Sipas ekspertëve, kjo praktike do të bënte të mundur evidentimin më të shpejtë të të infektuarve dhe shpëtimin e qindra mijëra të tjerëve nga infektimi i mundshëm.

Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e një virusi është zbulimi i tij në kohë, thonë ekspertët, ndërsa izolimi në shtëpi i njerëzve ndihmon vetëm në frenimin e përhapjes së tij .

Qeveria shqiptare vijon të përshkallëzojë masat drastike me qëllim parandalimin e përhapjes së “COVID-19”, por ka ofruar tampone (teste) vetëm për qytetarët që shfaqin simptoma të rënda. Deri këtë të premte, në Shqipëri janë testuar 1246 raste të dyshuara me koronavirus dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.

Masat drastike të qeverisë shqiptare i kanë dhënë “frymëmarrje” sistemit shëndetësor me qëllim përballimin e situatës, por mund të mos tregojnë saktësisht numrin e të infektuarve.

Kryeministri Edi Rama e ka mbështetur disa herë zgjedhjen e Shqipërisë në praktikën që po ndjek edhe Zvicra që teston vetëm pacientët me rrezik të lartë, edhe pse shumë shtete tashmë po aplikojnë testimet horizontale të popullsisë.

SHBA, Gjermania, Spanja, Britania, Italia, Çekia, Austria, Australia, Greqia e disa shtete të tjera kanë nisur testimin në masë përmes rapid testeve.

Rapid test apo analiza e shpejtë është një prej testeve që e diagnostikon virusin brenda 15 minutash duke zbuluar antitrupat IGM dhe IGG specifike për infeskionet nga Sars-Cov 2 në gjakun e një personi që dyshon se është prekur nga kronavirusi.

Shtetet që po aplikojnë testet e shpejta

Ekspertët thonë se rreth 80% e të prekurve me koronavirus nuk shfaqin simptoma, por ata janë rrezik potencial për qytetarët e tjerë, ndaj lind nevoja e testeve të shpejta.

Austria po zbaton këshillat e OBSH-së dhe ka njoftuar se po zhvillon 15 mijë teste në ditë për COVID-19.

Edhe te fqinjët tanë në Greqi kanë mbërritur rapid testet e para (testet e shpejta) për Covid-19.

Spanja ka blerë furnizime mjekësore në vlerë 467 milionë dollarë nga Kina, tha të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa. Pajisjet përfshijnë 550 milionë maska, 5,5 milionë “teste të shpejta”, 950 respiratorë dhe 11 milionë doreza.

Edhe Australia po aplikon testet e shpejta, të cilat i ndihmojnë mjekët që të ekzaminojnë gjendjen e pacientit në 15 minuta. Autoritetet shëndetësore kanë aprovuar testet e shpejta dhe po planifikojnë 500 mijë të tilla.

Shqipëria ende në pritje

Rapid testet janë ekonomike, të thjeshta në përdorim, të shpejta dhe me kosto të ulët.

Edhe pse nuk ka ende një vendim, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria ka marrë në konsideratë edhe aplikimin e testeve të shpejta.

Testimet e shpejta janë në konsideratë nga ana e komitetit teknik të eksperteve dhe me validimin e tyre nga OBSH, këto teste do të jenë të mundura edhe në vendin tonë, nëse do të jetë e nevojshme. Jemi në tentativë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të rritur gamën e testeve, por edhe për teste te shpejta. Sapo të kemi një validim të testeve të shpetja nga OBSH, do të kemi edhe blerjet e tyre”, tha Manastiliu.

Mbase është koha që edhe Shqipëria të ndjekë praktikën e shteteve më të zhvilluara në botë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT