Bardhi refuzon të largohet nga seanca plenare pas vendimit për përjashtim/ Peleshi ndërpret sërish punimet në Kuvend

Seanca plenare ka rinisur pasi kreu i Kuvendit Peleshi, ka përjashtuar kreun e grupit të PD Gazmend Bardhi.
Gjatë fjalës së Peleshi në nisje i ka kërkuar Bardhit të largohet nga seanca pas vendimit për përjashtim, por ai ka refuzuar të largohet:
“Na lini të vijomë punimet e seancës”, u shpreh Peleshi. Më pas kreu i Kuvendit, ka ndërprerë sërish punimet. “Ndërpresim punimet e seancës deri sa të vendoset qetësia..”, u shpreh Peleshi.