SHIFRAT: Ja sa shqiptarë kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën

Koronavirusi tashmë është përhapur thuajse në të gjithë planetin, duke infektuar 1.536.209 njerëz. Nga covid kanë humbur jetën 89.898 persona, ndërsa fatmirësisht 340.188 pacientë janë shëruar.
Si pasojë e pandemisë, më shumë se gjysma e botës ndodhet e izoluar, për të shmangur përhapjen e virusit.
Mirëpo, sa shqiptarë kanë humbur jetën në të gjithë botën nga kjo pandemi e rrezikshme?
Në territorin tonë deri tani janë shënuar 22 viktima, ndërsa në Kosovë janë 6. Në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar vetëm 1 shqiptar i vdekur, nga Fieri. Në Itali, deri në datën 25 mars, numëroheshin 9 shqiptarë që kishin humbur jetën nga covid, po 9 edhe në Amerikë.
Ndërsa 1 shqiptar tjetër, ndër viktimat e para jashtë vendit nga koronavirusi, raportohet të ketë humbur jetën në Indonezi. Edhe në Greqi 1 shqiptar ka humbur jetën.
Pra deri më tani, të raportuar, në të gjithë botën janë 49 shqiptarë të vdekur nga covid-19.