Semani del nga shtrati, Zegjineja me atlete të bardha ‘qetëson’ fierakët: Për të parandaluar rreziqet, e pashë nga afër nivelin e ujit (FOTO)

Teksa vendi po përballet me një situatë të rënduar, teksa disa nga lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona.
Një situatë e tillë është edhe në Fier, teksa lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa hektarë toke.
Por duket se fierakët i ka qetësuar deputetja e sapo zgjedhur Zegjine Çaushi, e cila shkruan në rrjetet sociale se ka kontrolluar nga afër situatë e prurjeve të lumit Seman në fshatrat Suk, Hoxhenj dhe Arapaj.
Po ashtu, Zegjineja, shkruan se e ka parë nga afër nivelin e ujërave, me qëllim sipas saj, garantimin e sigurisë së komunitetit dhe parandalimin në kohë të çdo rreziku potencial.
Postimi i Zegjine Çaushit:
Në terren, për të kontrolluar situatën e prurjeve të lumit Seman në fshatrat Suk, Hoxhenj dhe Arapaj.
Pashë nga afër nivelin e ujërave, me qëllim garantimin e sigurisë së komunitetit dhe parandalimin në kohë të çdo rreziku potencial.
Shtabi i emergjencave civile është në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.
Strukturat dhe makineritë në terren po punojnë me intensitet.
E rëndësishme është që banesat nuk janë në rrezik; vetëm një pjesë e tokave bujqësore ndodhen nën ujë