Adem Jashari, mbi 20 mijë marka ndihmë nga LDK-ja para se ta vrisnin
Mbi 20 mijë marka gjermane ka pranuar Rifat Jashari nga nëndega e LDK-së në Baden-Wurttemberg vetëm një muaj para se të vriteshin mbi 20 anëtarë të familjes së tij. Pranimi i këtyre mjeteve është konfirmuar nga Murat Jashari
Një muaj para se të vriteshin komandantët, Hamëz e Adem Jashari, aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani kishin mbledhur para për t’u ardhur në ndihmë.
Nga dokumentet që ka arritur të sigurojë për herë të parë “Tribuna”, konfirmohet një mobilizim i aktivave të LDK-së në Landin Baden-Wurttemberg, për t’i siguruar mbështetje financiare familjes Jashari, menjëherë pas përfundimit të sulmit, që kishin bërë forcat serbe mbi këtë familje më 22 janar të vitit 1998.
Në njërën nga tri faksimilet që pretendon se ka gazeta, kryetarëve dhe kryesisë së aktivave të LDK-së u bëhet thirrje, “që ta fillojnë me urgjencë aksionin për grumbullimin e mjeteve”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.