SKANDAL! Me alkool, “mall” dhe telefona në duar, të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë festojnë pa u “dridhur” qerpiku! Mes tyre Lul Berisha dhe Fehmi Mziu (VIDEO)

Një skandal është denoncuar nga gazetari i kronikës, Flamur Nezaj, ku shfaqen disa të dënuar në një burg të sigurisë së lartë duke festuar brenda një qelie.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është se, në pamjet e publikuara nga Nezaj, të burgosurit dyshohet se konsumojnë alkool dhe lëndë narkotike. Po ashtu, vërehet se një pjesë e mirë e tyre kanë edhe aparate telefonike në duar, ndërsa nuk mungojnë as video-telefonatat me persona të tjerë.
Nezaj pretendon se në video shfaqen persona të rrezikshëm si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias “Mitralozi”, si dhe të besuar të Kel Arapit, përveç disa të dënuarve të tjerë.
Sipas gazetarit, këto pamje dyshohet se vijnë nga burgu i Peqinit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve, të cilat do të sqarojnë se ku ka ndodhur kjo festë brenda qelive të burgut.
“Në plan të parë, me bluzë blu, është Lulzim Berisha, i cili duket se është në rolin e kameramanit. Në tavolinë ka alkool dhe persona që e rrethojnë duke kërcyer. Mes tyre, personi me kostum të kuq është Astrit Avdyli”, tha gazetari.
Këto pamje kanë ngritur alarmin për sigurinë në burgjet e vendit.