Skandal – Qyteti i Manastirit për MPJ njihet me emërtimin sllav Bitola

Ky skandal del në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë , lidhur me takimin e zhvilluar të ministrit të ri të jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Popovski, në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ja se çfarë shkruhet në pjesën e komunikatës, ku përmendet qyteti i Manastirit apo “Bitola” sipas MPJ-së.

“Projektet infrastrukturore që lidhin më shpejt dy vendet tona si, rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve. Thellimi i dialogut në nivel politik në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është një mundësi që adreson qartasi çështjet mes të dy vendeve, sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian”, thekson komunikata e MPJ-së.

Lidhur me këtë emërtimi ka reaguar shoqata “Kongresi i Bashkimit” me seli në Manastir, e cila ka kërkuar urgjentisht korigjimin e këtij skandali të bërë nga shërbimet për informim të MPJ-së në Tiranë.

Lajmi ka nxitur reagime të mëdha në rrjetet sociale, pasi që MPJ nuk guxon të bëj gabime të mëdha në emërtimet e toponimeve të vjetra shqiptare. Lidhur me emërtimet e toponimeve shqiptare, kohë më parë Qeveria Shqiptare pranoi ndryshimin e emrave të komunave dhe vendbanime në pjesën e kufirit me Maqedoninë, ku sidomos komunës Liqenas i`u ndërrua emri dhe u vendos emërtimi sllav Pustec, pas kërkesave të partisë minore të përfaqësuar nga maqedonas të kësaj zone kufitare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT