“E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat”, deputetja e PS-së për largimin e Marjana Koçekut: Më kujton Dritëro Agollin kur thotë…

Largimi i Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimi i saj për të vepruar si deputete e pavarur ka shkaktuar reagime të shumta. Në rrjetet sociale, shumë qytetarë i kanë kërkuar që të dorëzojë mandatin, duke theksuar se ai u sigurua falë renditjes së saj në listën e mbyllur të socialistëve.

Për këtë çështje ka folur edhe deputetja e PS, Briseida Çakërri, në një intervistë për A2CNN. Ajo ka komentuar polemikat e krijuara dhe ka theksuar se mandati i marrë përmes listës së Partisë Socialiste nuk duhet të përdoret për qëllime personale apo për të krijuar përçarje politike.

U qartësova edhe më shumë për atë që po ndodhte që nga momenti i parë të daljes së grupit parlamentar, sepse nuk pati aq kurajo sa të linte mandatin e fituar nga Partia Socialiste, mandatin e dhuruar nga Partia Socialiste.

Më kujton Dritëro Agollin kur thotë: “E mbajta në krah gjithë ditën, edhe zemrën i dhash, mbahu, në fshat kur arritëm u tha të tjerëve më rrahu.” Kjo është shprehja më e saktë.

E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat, sepse as kecat nuk do ta votojnë. Kaq, nuk dua të merrem më me këtë temë.“, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT