E bënë infermierin që shkoi në Itali, pompist karburanti, publikohet licensa: Boll infektuat me negativitet, është infermier që nga viti 1993

Qazim Kasem Ismaili, do jetë ndjerë keq kur në rrjetet sociale ka filluar sot në mëngjes një fushatë shkrimesh denigruese për emrin e tij,

pa e ditur se ku e kanë origjinën.Ismaili, është nisur me grupin e 30 personave (mjekë dhe Infermiere) drejt Italisë, dhe që nga dita e sotme, kanë filluar punën në spitalin e Breshias.

Por, ditën e sotme 56 vjecari e ka gjetur emrin në media, si një punëtor karburanti në Vorë, dhe jo si infermier i licensuar qe nga viti 1993, sic tregon edhe Urdheri I Infermierit dhe certifikata e tij personale.

Ai vetë do I jetë futur punës në spital, por ministria, nisur nga interesimi I gazetarëve, ka publikuar licensën e tij nga Urdhëri i Infermierit, me detajet specifike dhe të dhënat personale.

“Nuk është e vërtetë ca pretendohet.

Nuk di pse nis kjo fushatë denigruese kundër atyre që patën kurajon të shkojnë në vijën e parë të sëmundjes” thonë zyrtarisht nga Ministria,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT