Rama: Eurodeputetë që erdhën në protestën e Tiranës, votuan pro rezolutës. Opozita iku për të dalë në fotoprotestë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin Evropian, duke deklaruar se të gjithë europarlamentarët kanë votuar në mbështetje të Shqipërisë, ndërsa wshtw shprehur se opozita ka mbajtur një qëndrim të kundërt.

Në postimin e tij, Rama thekson se edhe eurodeputetë që më herët kishin marrë pjesë në protesta në Shqipëri, këtë herë votuan në favor të vendit.

Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste.

Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë”, shkruan Rama.

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk arriti të dalë me një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar sot në Strasburg.

Kjo për shkak se deputetët demokratë nuk dhanë votën e tyre pro draftit përfundimtar, i cili u votua nga socialistët dhe eurodeputetët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT