Ekspertë izraelitë për 43 nenet e paketës “kap ça t’kapësh” të Ramës (DOKUMENTI)

Paketa “kap ça t’kapësh” e deklaruar fillimisht nga Parlament nga kryeministri Rama është tashmë një akt i shkruar dhe që do të marrë miratimin e deputetëve.
Ministra, deputetë, zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, si dhe shumë drejtorë të agjencive të ndryshme në vend janë njohur në detaje me këtë paketë, e cila mbi të gjitha synon luftën ndaj korrupsionit.
Por, kush janë ata që ideuan këtë paketë? Zyrtarisht thuhet se paketa e njohur si “KÇK” është hartuar me konsultimin e ekspertëve izraelitë. Ajo do të bëjë të mundur goditjen e pasurive të krimit të organizuar dhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të “digjen” në vetting, po i bëjnë favoret e fundit kriminelëve.
Kryeministri Edi Rama tha se paketa ligjore KÇK do të ketë bashkëpunimin në terren me partnerët për korrupsionin shtetëror, por edhe në sektorin privat”. Sipas Ramës, pjesë e anti KÇK do të jenë inspektorët e Guardia di Finanza italiane dhe ata të FBI Amerikane.
Kryeministri dha detaje duke thënë se kriminelë të rrezikshëm i kanë shpëtuar drejtësisë dhe ka dyshime se pasuria e tij është vënë me lekë krimi. Sipas tij, do të duhet të dalë para gjykatës dhe të justifikojë një më një pasuritë e tij çdo person në këtë vend, apo çdo zyrtar që mendon ta kthejë zyrën në një ambient për përfitime personale. Nëse çdo zyrtar, apo krimine nuk justifikon pasurinë e tij, do të kthehet në burg, madje përmes regjimit më të rëndë atë “Bis 41”.
Kryeministri Edi Rama në përfundim të prezantimit të paketës ligjore anti-KÇK tha se kush nuk e voton KÇK-në do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist.
Por modeli izraelit nga është kopjuar kjo formulë ka parashikuar edhe masa të karakterit, pasuror, ekonomik dhe personal. Një prej masave ekstreme sipas Ramës për ata që kanë lidhje me krimin, është edhe ndalimi për të dalë nga territori i Shqipërisë.
Ndërsa nuk la pa përmendur edhe goditjen në aspektin financiar. Kreu i qeverisë tha se këta subjekte do të përjashtohen nga çdo e drejtë për leje, licenca e autorizime, fondet nga shteti apo koncensionet.
(Kliko këtu) Draft-Ligji i plotë anti KÇK