Nga shpërndarja e parlamentit tek shkarkimi i presidentit, ja skenarët e 2 marsit

Teksa Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje për daljen e popullit në shesh në 2 mars, dhe referuar situatës politike logjikisht mund të paramendohen disa skenarë të këtij veprimi.
Pra mbi atë se çfarë pritet të ndodhë me Ilir Metën pas kësaj “besëlidhje” siç e ka quajtur ai.
Së pari, Ilir Meta me siguri ditën e 2 marsit mund të prezantojë para popullit dekretin për shpërndarjen e parlamentit. Këtë të paktën ka lënë të kuptohet gjatë deklaratave të tij, kur ka thënë se do të nënshkruajë para popullit dekretin për shpartallimin e gushtit të shtetit.
Skenari vazhdon me mospranimin e këtij dekreti nga ana e Ramës, dhe më pas ky dekret do duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e do duhet të presë aty derisa të krijohet të paktën kuorumi i nevojshëm për gjykimin e kësaj çështje.
Së dyti, duke thirrur popullin në një tubim apo “besëlidhje” siç e ka quajtur vetë Meta, Rama tashmë duke u justifikuar edhe me gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi të paktën deri në fund të muajit Mars mund t’i kërkojë parlamentit nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit.
Këtë duke e mbështetur edhe në shkeljen e parashikimeve juridike për gjendjen e jashtëzakonshme.
Propozimi i parlamentit i shkon Gjykatës Kushtetuese, dhe ku sërish do duhet të presim të paktën edhe disa kohë që të krijohet kuorumi i nevojshëm që kjo Gjykatë të gjykojë propozimin për shkarkimin e Metës.
Së treti, 2 marsi i Ilir Metës mund të rezultojë në fakt një akt mjaft i rrezikshëm jo vetëm politikisht por edhe fizikisht për të. Duke qenë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë policia mund të vendosë ndalimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në tubim.
Kjo për faktin se në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme me parashikimet e ligjit janë ta ndaluara zhvillimeve i tubimeve, protestave apo grumbullimeve massive të këtij lloji. Ndaj edhe policia mund të mos e “miratojë” lejën për zhvillimin e këtij tubimi.
Zhvillim ky që mund të sjellë edhe përplasje mes policisë dhe pjesëmarrësve. E i pari që mund ta pësojë nga ky skenar është Meta në rolin e organizatorit. Po ka në fakt edhe një konfuzion lidhur me atë se çfarë do të bëjë Ilir Meta në 2 mars, pasi ai vetë nuk e ka specifikuar nëse do të jetë tubim, protestë, marshim apo çfarë.
Ai në fakt e ka bërë edhe më të paqartë këtë, duke vendosur ta quajë thjeshtë “besëlidhje”. Edhe pse Ligji për Tubimet duhet thënë që kërkon më shumë detaje për miratimin e lejës nga policia e shtetit.
Së katërti, i gjendur përballë kësaj situate ku mazhoranca ka në duar thuajse të gjitha pushtetet si pasojë e braktisjes së jetës insitucionale nga opozita, atëherë Meta për shkak të presionit të vazhdueshëm edhe nga ana e ndërkombëtarëve mund të përgatitet edhe për të dhënë dorëheqjen.
Ky skenar e çon Metën në LSI, nga ku ai mund të rinisë seriozisht punën për të mobilizuar dhe forcuar opozitën.
Dhe së pesti e së fundmi, por jo më pak e mundshme është edhe skenari sipas të cilit Ilir Meta mund t’a anulojë 2 marsin, dhe që këto zhvillime të këtyre ditëve mund t’i kenë shërbyer atij për të matur “besnikërinë” dhe qëndrueshmërinë e Bashës.
Kjo vjen edhe si mënyrë për të provuar e mbase për të hedhur poshtë të gjithë ato zëra që aludojnë e flasin për një marrëveshje të heshtur mes Bashës dhe Ramës.