Sali Berisha përgëzon veten për fitoren e arrirë më 23 maj: Urime lider! E vetmja mënyrë për të çliruar Shqipërinë (REAGIMI I PLOTË)

Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), një ndër organizatat më të mëdha politike në botë, ka uruar Sali Berishës për fitoren e arrirë në zgjedhjet e 23 majit për përzgjedhjen e liderit të ri të Partisë Demokrate, që mesa duket është formuluar nga vetë ai.
Në një postim të bërë së fundmi në rrjet organizata politike uroi Berishën për fitoren e arrirë që imundësoi atij dhe drejtimin e PD-së. Ndërsa më tej u nënvizua se rezultati pasqyron mandatin e fortë demokratik dhe besimin e dhënë te Sali Berishës si e vetmja alternativë demokratike e aftë për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës.
“Urime anëtarit tonë@pdshqiperidhe Kryetari i saj@saliberisha__për rikonfirmimin e tij si President i Partisë Demokratike të #Shqipërisë nëpërmjet një referendumi për anëtarësimin, me mbështetje masive dhe të padiskutueshme të anëtarëve të partisë.
Ky rezultat pasqyron mandatin e fortë demokratik dhe besimin e dhënë te Sali Berishës si e vetmja alternativë demokratike e aftë për të çliruar Shqipërinë nga regjimi i Ramës. #idccd” shkruhet në urimin e bërë në rrjet drejtuar Berishës.
Një urim i përzemërt që mbështet haptazi jetën politike të Berishës. Mirëpo një detaj i vogël nxjerr në pah një “të papritur”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë, ndaj urimi i marrë nga organizata mendohet të jetë formuluar nga vetë ai.
Më 23 maj, në zgjedhjet e zhvilluar të shtunë që lamë pas Sali Berisha u rikonfirmua në krye të Partia Demokratike me 37 mijë e 341 vota.
Procesi i votimit u zhvillua në 77 degë të PD-së, ku qytetarët votuan në 87 qendra votimi.
Pas shpalljes së rezultatit, Berisha foli nga selia blu, ku shprehu mirënjohje për mbështetësit dhe theksoi se edhe votat kundër apo abstenimet, “do të mbahen shënim.”