Pompa, palosje, vrap…/ Kush janë 18 kandidatët për ‘FBI-në shqiptare’

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar listën e kandidatëve të përzgjedhur për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë. Nga 40 kandidatë, 22 u përjashtuan, ndërsa 18 vijojnë garën në fazën e dytë. Pas kësaj faze, ata do të kryejnë testin fizik në ambientet e reja të RENEA-s, si dhe testin e poligrafit që është makina e së vërtetës. Ky test do të zhvillohet më 6 shkurt, ku kandidatët do të vrapojnë 2.4 km, do të kryejnë pompa, do të bëjnë palosje për 1 min, si dhe do të kryejnë një vrap të shpejtë (sprint) në një gjatësi pej 300 m. Mbas testit fizik, do të jetë testi i të vërtetës, i cili do të zhvillohet në Ministrinë e Brendshme por data nuk është caktuar ende.

Lista me emrat

1. Adriatik Ago

2. Agim Ismaili

3. Aida Veizaj

4. Ardian Çipa

5. Artan Pjetërnikaj

6. Artan Shkëmbi

7. Artur Beu

8. Atnan Shehu

9. Blerina Bajollari

10. Eduart Merkaj

11. Endrit Hoxha

12. Ervin Hodaj

13. Gentian Hilla

14. Gentjan Shehaj

15. Idajet Faskaj

16. Lindita Nushi

17. Pëllumb Seferi

18. Ylli Pjetërnikaj

Kriteret

SPAK thekson se komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ”, si më poshtë:

• Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto
kritere:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

• si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT