“Ai ishte ortodoks” Mesha rikthen debatin për fenë e Skënderbeut (VIDEO)
Mesha nga Mitropolia e Fierit për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu riktheu debatin për përkatësinë fetare. At Dhimitri gjatë meshës ka deklaruar se Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në një familje ortodokse. “Skënderbeu lindi në 6 maj 1405 në një familje fisnike shqiptare me traditë ortodokse”.
Në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe At Nikolla, i cili nga katedralja “Shën Gjergji” rikonfirmoi këtë qëndrim. “Ai i përket besimit ortodoks dhe ne në kishën që ka emrin e tij bëmë këtë përkujtimore për nderim të veprës së tij që Zoti ta prekë shpirtin e tij në parajsë. Urojmë që ky komb të nxjerrë heronj të mëdhenj si Skënderbeu”.
550-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar po shoqërohet me aktivitete, duke qenë se tashmë kemi hyrë në 2018-n, të cilin qeveria e ka shpallur si vitin e Skënderbeut, ndërsa pritet që debati për përkatësinë fetare të vijojë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu u nda nga jeta më 17 janar të vitit 1468./Shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info