Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, flakë të fuqishme dhe terren i vështirë! 40 efektivë dhe 5 zjarrfikëse në operacion

Zjarret në Shqipëri janë kthyer në rrezik për shkak të riaktivizimit të tyre, por edhe aktivitetit të piromanëve.

Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Drenie të Patosit, në pjesën veriore të zonës, në drejtim të fshatit.

Në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), si dhe 15 forca bashkiake, të cilat po operojnë nga terreni për normalizimin e situatës.

Operacioni i shuarjes po paraqet vështirësi për ekipet ndërhyrëse për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrës, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT