Përplasja për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirrje autoriteteve shqiptare: Mos bini pre e mashtrimeve! Po shkelni Kushtetutën duke ndërhyrë

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli ka dalë sërish me një deklaratë në lidhje me përplasjet me ish-ortakun e tij Valon Ademit, pasi punëtoret e kompanisë Mabco nuk janë lejuar që të futen në kantieret e ndërtimit.

Në një postim në Facebook, Pacolli i ka bërë thirrje policisë që të mos ndërhyjë, pasi sipas tij po shkelet ligji dhe Kushtetuta e vendit tonë.

Sipas biznesmenit, ish-aleatët e tij  po tentojnë me një kontratë të jashtë ligjshme që të pengojnë kompaninë e tij që të futet në kantieret e ndërtimit.

Kjo Kontrate ilegale është nënshkruar nga Valon Ademi dhe fabrikanti i falsifikimeve, Valon Lluka, së bashku me tri kontrata të tjera të 2A-së, po ashtu  ilegale, të nënshkruara nga Valon Ademi dhe Balon Lluka, pa dijenin dhe prokuren e Mabcos”,. thekson ai në postimin e tij.

Ndërsa në fund ai sërish i ka bërë thirrje autoriteteve që të mos bien pre e narratives, mashtrimeve dhe veprimeve ilegale të Valon Ademit.

Postimi i plotë:

Per aeroportin e Vlores

————————————-

Veprimet e djeshme dhe të sotme të Valon Ademit dhe “administratorit” të tij të VIA-s nuk kanë vend në një shtet të së drejtës.

Interferimi i policisë në mbështetje të padrejtësisë është jashtëligjor, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, dhe cenon rëndë të drejtat njerëzore.

Ky veprim i  dhumshëm, primitiv e brutal e mafioz i Valon Ademit, Vegim Hoxhës dhe Bujar Ejupit  po tentohet të arsyetohet përmes një të ashtuquajture kontratë, jolegale që Mabco e ka denuncuar ne prokurorine penale të Tiranës, me  datën 8/01/2025 Kjo Kontrate ilegale është nënshkruar nga Valon Ademi dhe fabrikanti i falsifikimeve, Valon Lluka, së bashku me tri kontrata të tjera të 2A-së, po ashtu  ilegale, të nënshkruara nga Valon Ademi dhe Balon Lluka, pa dijenin dhe prokuren e Mabcos.

Mabco është njoftuar për herë të parë për këto kontrata më datë 26.09.2025 dhe, pas analizës së juristëve të saj, i ka denoncuar ato në Prokurorinë e Tiranës. Sipas dëshmive të personave të përfshirë, këto kontrata janë nënshkruar gjatë vitit të kaluar, por në mënyrë të paligjshme janë post-datuar me data të vitit 2022.

Sipas fakteve, këto kontrata të manipuluara kanë pasur për qëllim mashtrime per shtetin, BKT, përfitime jolegale e të paligjshme si dhe damtimin e Mabcos .;

a) Mashtrimin e BTK-së;

për të perfituar shuma më te mëdha të kredisë,

b) Mashtrimet ndaj shtetit;

-Rritjen fiktive të shumave të investimeve për të përfituar ilegalishte  nga pagesat e TVSH-së; si dhe

-Fryrjen artificiale të vlerës së investimeve për të mashtruar shtetin duke   siguruar me shumë garanci për të hyrat nga frekuenca e pasagjerëve;ë që sigurohej nga shteti,

c) Mashtrimin Mabco-s duke ia shtuar asaj,  në mënyrë vëllimin e punëve ( të zbritur nga vellimi i 2A grup por duke  rritur artificialisht dhe në menyrë abuzive çmimin e kontratave te  2A grup

Ftojmë organet e shtetit që të mos bien pre e narativës, mashtrimeve dhe veprimeve ilegale të Valon Ademit

Por të veprojnë , në përputhje me vendimet e Gjykatës së Apelit, neneve të  kontratës se koncesionit dhe ti urdhërojnë organet e policisë që të mos pengojnë hyrjen e punëtorëve të nënkontraktorëve të Mabco-s ne vendet e tyre të punës për të përfunduar punët e tyre dhe për të hyrë në posedim të dokumentacionit, gjësendeve të tyre dhe instrumenteve të tyre të punës. Çdo mospermbushje në këtë drejtim cenon rëndë të drejtat e njeriut, të puntorëve dhe pronëes  sipas ligjeve ne fuqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT