Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Spiropali: Pikënisje historike në rrugëtimin e përbashkët drejt një Evrope të bashkuar

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e ka cilësuar pikënisje historike për projekte të reja, mbledhjen e dy qeverive shqiptare dhe italiane që u mbajtën të enjten në Romë. 

Spiropali shprehet se ky bashkëpunim mes dy vendeve do të ndihmojë në rrugëtimin e përbashkët drejt një Evrope më të bashkuar. 

“Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar”, shkruan në rrjetin social X, kryediplomatja Elisa Spiropali. 

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, u nënshkruan 16 marrëveshje. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT