VIDEO/ Do ringjallemi si Krishti – Çfarë duhet të dini për deklaratën e Fatmir Mediut?

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndezur debat me deklaratën e tij se “Sali Berisha do ta ringjallë PD-në si Krishti”. Ky krahasim biblik është parë nga shumëkush si shenjë e varësisë së tij politike ndaj Berishës.

Mediu është deputet i zgjedhur nga lista e sigurt e PD-së, megjithëse Partia Republikane ka kohë që konsiderohet inekzistente në skenën politike. Ndërkohë, ai vijon të jetë nën gjykim për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Vendosja e tij në listë nga Berisha i ka garantuar imunitet politik, ndërsa shumë demokratë me kontribute reale mbetën jashtë.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Mediu ka pasur lidhje të ngushta me Berishën dhe familjarët e tij, çka i ka siguruar praninë në listat fituese të PD-së, edhe pse kandidimet e tij individuale kanë prodhuar shumë pak vota. Sipas analistëve, kjo është arsyeja pse ai artikulon deklarata të tilla të ekzagjeruara, për të justifikuar mbështetjen e vazhdueshme ndaj Berishës./ TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT