Shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj/ Zbardhet i plotë vendimi i qeverisë

Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Vendimi pasi u votua në Këshillin Bashkiak kaloi për miratim në qeveri, e cila vendosi shkakrimin e Veliajt  

Më poshtë publikohet vendimi i qeverisë..  

Vendimi  

SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, Z. ERION VELIAJ 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

ErionVeliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69,  datë 23.9.2025. 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT