FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

Po mbahet për të 15-tën ditë protesta para Kryeministrisë, por pamjet e transmetuara nga ajri tregojnë një pjesëmarrje më të ulët nga sa ishte paralajmëruar nga organizatorët.

Në foton e kapur me dron duken grupe protestuesish të shpërndara përgjatë bulevardit, ndërsa pjesë të konsiderueshme të zonës mbeten të pambushura.

Pavarësisht thirrjeve për mobilizim masiv, tubimi i sotëm duket se ka nisur me ritme të ngadalta dhe pa fluksin e pritur të qytetarëve.

Vëzhgimi i pamjeve nga lart tregon se turma është e fragmentuar dhe larg skenarëve të protestave masive që organizatorët kanë paralajmëruar prej ditësh.

FOTO LIVE NGA PROTESTA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT