Balluku mund të mos paraqitet nesër në SPAK, ndodhet jashtë vendit

Burime jozyrtare bëjnë me dije se zv.kryeministrja Belinda Balluku mund të mos paraqitet nesër në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet për aferën e inceneratorëve.

Sipas këtyre burimeve, Balluku ka njoftuar institucionet përkatëse se ndodhet jashtë vendit për një vizitë pune të planifikuar më herët, çka e bën të pamundur paraqitjen e saj në datën e thirrur.

Zyrtarisht ende nuk ka një konfirmim nga SPAK nëse do të shtyhet marrja në pyetje apo do të ketë një vendim tjetër për mungesën.

Kujtojmë se emri i Ballukut është përmendur në mënyrë të përsëritur gjatë hetimeve dhe se SPAK ka intensifikuar lëvizjet në këtë dosje pas arrestimeve të fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT