Video: Shpejtësi, parakalim i gabuar. Hapini rrugën kryetarit!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt qytetit të Lezhës ku zhvilloi një takim me banorët.
Duke dashur të japë një mesazh përmes një lidhjeje live në Facebook, kryedemorkati ka filmuar edhe shoferin e tij.
Ajo që bie në sy është se makina e Bashës bën një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor duke rrezikuar seriozisht përdoruesit e tjerë të rrugës.
Përveç se ecën në mes të rrugës, ndërkohë që ka të tjerë përballë, makina e Bashës për disa kilometra ka parakaluar në segmente të rrugës me vijë të vazhduar.
Parakalimi në këtë segment të rrugës është kategorikisht i ndaluar.