Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte, më 26 maj, një operacion antidrogë në fshatin Lumalas.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se gjatë operacionit është arrestuar një person me inicialet V.D., i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore, në ambientet e një lokali në fshatin Lumalas, në pronësi ose përdorim të të arrestuarit janë gjetur më shumë se 7 doza lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Një sasi tjetër është sekuestruar edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij.

Dyshohet se lokali përdorej si pikë për shitjen e kokainës në zonë.

Gjatë operacionit për kapjen e të dyshuarit ndodhi edhe një aksident në afërsi të po të njëjtit fshat, ku kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie.

Policia e juglindjes po vijon hetimet dhe veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në aktivitetin e shitjes së drogës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT