Thirrja e Ilir Metës: “Mesazhin e Shqiponjave ta dëgjojë e gjithë bota, në shesh me flamuj kuqezi”

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në rrjetin e tij social në Facebook, pas shumë mesazheve pse duhet të jenë në shesh, Meta i përshëndet mbështetësit e tij me një foto nga betimi i tij si president në Kuvend.

Përveç kësaj ai shkruan: “Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: PËR KUSHTETUTËN! PËR SHQIPËRINË! JO GRUSHTIT TË SHTETIT! JO SHPOPULLIMIT! TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT