“Nëse nuk merret një vendim për Kosovën, Shqipëria nuk do të pranohet kurrë në BE”, Afrim Krasniqi: Në vend të gjejnë zgjidhje, sjellin kosto më të mëdha ekonomike

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin “ÇdoKënd”, ka ngritur shqetësime mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, reformën politike dhe zhvillimet në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa një zgjidhje përfundimtare të statusit të Kosovës.

“Shqipëria nuk do pranohet kurrë në BE nëse BE-ja nuk ka marrë ende një vendim për Kosovën”, u shpreh Krasniqi, duke shtuar se priste që parlamenti shqiptar të miratonte një rezolutë të veçantë për përfshirjen e Kosovës në proceset e integrimit.

Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova janë të ndërlidhura politikisht dhe institucionalisht në raport me BE-në.

Nuk mund të pranohet një vend në BE që fiton të drejtën për të marrë vendime për fqinjët, ndërkohë që fqinjët kanë ende probleme të njohjes reciproke. Automatikisht ne jemi të ndërlidhur dhe është e habitshme që asnjë nga liderët politikë në Shqipëri nuk e trajton këtë çështje dhe nuk e adreson qoftë edhe në formën e negociatave apo të presionit publik”, deklaroi ai.

Krasniqi foli gjithashtu edhe për krizën politike në Kosovë, duke e cilësuar si një situatë të pafavorshme për vetë shtetin.

Si mundet Kosova me një mijë probleme të eksperimentojë me veten dhe të mos arrijë dialog politik? Në vend që të shkohet drejt një zgjidhjeje, po i sillet kosto e madhe politike dhe ekonomike vendit duke e çuar vazhdimisht në zgjedhje pa zgjidhje”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT