Monika Kryemadhi zhvendos Big Brother-in te dera e SPAK, merr telefonin dhe filmon gazetarët: Këta janë yjet e mi, shikojini sa të bukur janë (VIDEO)

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë dhe tanimë opinionistja e big Brother Vip Albania, që pas daljes së saj nga bota e politikës, ka treguar një tjetër anë të Monika Kryemadhit.

Më sportive, më e qeshur, me më plot batuta dhe “moskokëccarrje”, kështu po shfaqet çdo ditë Kryemadhi. E mëngjesin e kësaj të enjte, Kryemadhi ka “zhvendosur” spektaklin e Big Brother Vip, pikërisht para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Newsbomb.al, ish-deputetja e Partisë së Lirisë s’ka kursyer shakatë me gazetarët që e prisnin para ambienteve të Strukturës së Posaçme.

Ajo madje i ka kërkuar telefonin avokatit të saj dhe i ka bërë një video të gjithë gazetarëve të cilët ishin rreshtuar dhe po qëndronin në krye të detyrës.

“Këta janë yjet e Big Brother tim, shikojini sa të bukur janë”, dëgjohet t’i thotë Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT