Qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Hamzën: Nuk kemi diçka konkrete

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat sot në 10 korrik, pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza. Kurti u shpreh se nuk ka asgjë konkrete në drejtim të formimit të qeverisë.

“Me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve. Unë e falënderoj kryetarin Hamza, për këtë takim, i cili ishte takim i parë dhe konstruktiv, i cili kaloi në atmosferë të vullnetit të interesimit për t’i dhënë institucioneve të reja Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht nuk mund të themi se kemi një rezultat konkret, ndonjë të arritur që ta ndajë me popullin”, tha Kurti.

Shtoi se përgjegjësia për formimin e qeverisë i bie atij vetë, por se përgjegjësia për presidentin bie mbi të gjitha palët.

Sot do të takoj edhe Lumir Abdixhikun. Ne kemi numrin e mjaftuieshëm të deputetëve që të kemi legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kemi shumicën e deputetëve në parlamentin e Kosovës. Për zgjedhjen e presidentit, kjo duhet të ndodhë në bashkëpunim me të tjerët.

Ne duam që të kemi një figurë konsensuale, dikush që ka vlera kombëtare, profesionale, qytetare, që të jetë shprehje e unitetit, siç e kërkon Kushtetuta. Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, ndërsa për presidentin është përgjegjësia e të gjithëve”, u shpreh Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT