Non grata në SHBA, por Vangjush Dakos nuk i është bërë dalje nga Partia Socialiste (FOTO)

Kongresi i Partisë Socialiste startoi pasditen e sotme me sesionin për gratë. Mes tyre ishin edhe anëtarët-burra të Kryesisë, apo Asamblesë së Partisë Socialiste.
Nuk u la jashtë vëmendjes edhe prezenca e Vangjush Dakos, që ndonëse qëndroi disa karrige më larg Ramës, prezenca e tij tregon se ai është një “kockë e fortë” në PS, pavarësisht se vetë Rama në daljet publike kur është pyetur për të e ka thënë se “e ka mik”.
Dako është shpallur non grata familraisht në SHBA dhe është një person që doli në përgjimet e dosjes 339. Denoncimin e tij si një dhunues të grave pas publikimit të fotos që shoqëron këtë shkrim e bëri edhe PD.
Gazmend Bardhi në një status në facebook shkruan pikërisht për Dakon që merr pjesë në Kongresin e PS.