Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Pak orë pasi protestuesit qëlluan me vezë dhe mjete të tjera makinat e deputetëve, ka ndërhyrë Policia.

Kjo e fundit përvecse ka shpërndarë turmën e mbledhur tek hyrja e Parlamentit, ka nisur edhe të shoqërojë disa të dyshuar për sulmet ndaj ligjvënësve,

Raportohe se sëpaku Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Ndërkohë që grupi i mbetur i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT